15:15 / 22.03.2020
Liverpool dhe Klopp të preferuarit e Maradonës
Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka bërë lëvdata të mëdha për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Ish-ylli i Napolit ka thënë se tekniku gjerman është trajneri i tij i preferuar.
“Më herët në Dortmund dhe tash në Premierë Ligë. Klopp është duke shikuar gjithmonë përpara”.
“Liverpool është klubi anglez i preferuari i imi. Kanë treguar se futbolli është sporti më i bukur. Mbështetësit e tyre pavarësisht se ishin duke humbur 3-0 nuk ndaluan së kënduari”, theksoi Maradona.
Kujtojmë që Maradona gjatë karrierës së tij ka dëshmuar vetën, andaj cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.























