Futbolli ndalet edhe në një kontinent
BKT
Sport

Futbolli ndalet edhe në një kontinent

Epidemia e koronavirusit që ka mbërthyer botën, ka ndalur futbollin edhe në një tjetër kontinent.

Bëhet fjalë për Australinë që ka vendosur të ndërpresë kampiontin. A-League nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë të ditur  se shtimi i rasteve positive të prekur me Covid-19 e bën të pamundur vazhdimin e kampionatit. Futbolli në Australi është ndalur për disa javë ndërsa do të rishikohet mundësia që gjithçka të rifillojë në 22 prill. Duhet theksuar se në A-League luajnë dy futbollistë shqiptarë, Migjen Basha i cili aktivizohet te Melbourne Victory dhe Besart Berisha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në A-League i cili është pjesë e Western United.