Giroud refuzon ofertën e Chelseat për rinovim
BKT
Sport

Giroud refuzon ofertën e Chelseat për rinovim

Sulmuesi kampion bote i Chelseat, Olivier Giroud ka refuzuar ofertën e londinezëve për të rinovuar kontratën që përfundon në qershor të këtij viti, pasi mesa duket e ka ndarë mendjen të lërë kryeqytetin britanik.

I përdorur me pikatore nga Franck Lampard, Giroud provoi të largohej në janar, por pretendimet e larta të drejtuesve të Chelseat, bënë që të dështojnë negociatat mes sulmuesit francez dhe Interit që e kërkoi me ngulm.

Tashmë në verë Giroud do të jetë një lojtar i lirë dhe përveç Interit, në garë për shërbimet e tij është futur edhe Lazio, që mund të humbë bomberin kryesor Ciro Immobile dhe sheh te kampioni i botës zëvendësuesin ideal.