Barça e fiksuar pas Lautaro Martinez, i ofron Interit 5 lojtarë!
BKT
Sport

Barça e fiksuar pas Lautaro Martinez, i ofron Interit 5 lojtarë!

Barcelona vendos në pjatë 5 futbollistë për të mbrritur te Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas i Interit është kthyer në një fiksim për klubin blaugrana që është në kërkim të pasuesit të Luis Suarez, dhe pavarsisht emergjencës nga koronavirusi, Barça nuk heq vëmendjen nga afati kalimtar dhe nga Lautaro Martinez. Blaugranat nuk dëshirojnë të paguajnë 111 milionë eurot e klauzolës së largimit të futbollistit nga Interi dhe për të ulur shifrën që do të japin “cash” i kanë bërë me dije klubit zikaltër të zgjedhë një apo2 nga 5 futbollistët e propozuar, emrat e të cilëve janë: Semedo, Alena, Tobido, Arthur e Vidal. Topi tashmë kalon te Interi.