Martins rikthehet pas dy vitesh, firmos në Kinë!
BKT
Sport

Martins rikthehet pas dy vitesh, firmos në Kinë!

Obafemi Martins nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë.

Edhe pse është një lojtar pa kontratë që prej vitit 2018, ish-sulmuesi i Interit është gati të rikthehet te skuadra kineze e Shanghai Shenhua. Sipas Titan Sports, 35-vjeçari ka arritur akordin për një rikthim në Superligën kineze te Shanghai Shenhua skuadër tek e cila luajti nga viti 2016-të deri në 2018-ën.