Napoli merr vendimin, nuk lejon asnjë nga lojtarët e ekipit të…

Napoli merr vendimin, nuk lejon asnjë nga lojtarët e ekipit të…

Italia është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku janë regjistruar edhe viktima të shumtë.

Futbolli në këtë shtet është pezulluar përkohësisht, teksa ende nuk dihet një datë fikse se kur do të rifillojë kampionati. Shumë lojtarë dëshirojnë të largohen nga ekipet e tyre në Itali, për tu bashkuar me familjet e tyre në vendlindje.

Megjithatë Napoli ka marrë vendimin dhe asnjë lojtar nuk do të largohet jashtë, për tu bashkuar me familjet e tyre.

Kjo lidhet me faktin se futbollistët qëndruan 14 ditë në karantinë dhe në rast se ato do largoheshin jashtë, atëherë do të duhet të qëndronin edhe 14 ditë të tjera në karantinë pas kthimit.