United ja mësynë Antoine Griezmann-it

United ja mësynë Antoine Griezmann-it

Manchester United është duke provuar të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezman.

Barcelona e ka vendosur në shitje francezin, sepse nuk është kënaqur nga përformanca e tij këtë sezon.

“Djajtë e Kuq” edhe më herët ishin të interesuar për shërbimet e Griezmann sa ishte te Atletico Madrid, mirëpo ky i fundit zgjodhi transferimin në “Camp Nou”.

Barcelona dëshiron ta shesë Griezmann në mënyrë që ta ngret bilancin e financave dhe në verë ta transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez.

Për kartonin e francezit Barcelona kërkon 100 milionë euro, vlerë të cilën flitet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta paguajnë.

Ndryshe, edhe Chelsea dhe Arsenal janë të interesuara për reprezentuesin francez.