“Harry Kane do largohet”

“Harry Kane do largohet”

Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer beson se ylli i Tottenham, Harry Kane do largohet nëse klubi nuk fillon të fitojnë trofe.

Anglezi kaloi këto dy muaj i lënduar, ndërsa ende nuk ka fituar trofe që 12 vite te gjiganti anglez.

Kjo ka bërë që të këtë spekulime se Kane do largohet dhe i këtij mendimi është edhe Shearer.

“Nëse nuk fiton asgjë në 12 muajt e ardhshëm atëherë do largohet. Do të qëndrojë edhe për një vit dhe nëse nuk fitojnë, do largohet”, deklaroi ai.

Për Kane ka interesim të madh Real Madrid dhe Manchester United.