Gjiganti anglez i bashkohet garës për yllin e Napolit

Gjiganti anglez i bashkohet garës për yllin e Napolit

Manchester City i është bashkuar garës për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas Corriere dello Sport, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, është i kënaqur me kualitetin e 23-vjeçarit.

City e sheh Ruiz si zëvendësuesi adekuat i David Silvas, i cili pritet të largohet nga “Etihad” pas 10 sezoneve.

Barcelona, Real Madrid dhe Liverpool gjithashtu janë në garë për Ruiz, kartoni i të cilit është 91 milionë euro, transmeton arbreshi.

Ka spekulime se Napoli i ka ofruar kontratë të re lojtarit, por bisedimet janë shtyrë shkaku i koronavirusit.