Lampard ka ide të tjera në kokë, Chelsea gati të ndryshojë “krahët”

Lampard ka ide të tjera në kokë, Chelsea gati të ndryshojë “krahët”

Chelsea është i fokusuar tek e ardhmja dhe te merkatoja që do të vijë.

“Blutë” po mendojnë të rifreskojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe duan të sjellin elementët që i pëlqejnë më së shumti trajnerit Frenk Lampard.

“Daily Express” raporton se klubi londinez ka vendosur të nxjerrë në merkato Emerson Palmierin, ish-lojtar i Romës, dhe Markos Alonson, ish-lojtar i Fiorentinës.

Sipas tabloidit anglez, ata do të zëvendësohen nga Ben Çiluell i Leicesterit dhe nga argjentinasi Nikolas Taljafiko, që aktualisht luan me Ajaxi e Amsterdamit.