Callum Hudson-Odoi, plani B i Manchester Unitedit

Callum Hudson-Odoi, plani B i Manchester Unitedit

Manchester United do të rikthejë vëmendjen te ylli i Chelseas, Callum Hudson-Odoi nëse dështon ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

“Djajtë e Kuq” që disa muaj kanë interesim për Sanchon, mirëpo nuk dihet nëse do arrijnë ta transferojnë në verë.

Arsyeja është se Dortmund nuk është i interesuar ta shesë 19-vjeçari, i cili është në top formë.

Sipas mediave britanike, Hudson-Odoi shihet si zëvendësuesi adekuat i anglezit.

Hudson-Odoi nuk ka luajtur shumë në formacionin e Frank Lampard, andaj ekziston mundësia për tu larguar me dëshirën e minutazhit më të madh.