Semedo në “radarin” e klubit të madh italian

Semedo në “radarin” e klubit të madh italian

Inter është në kontakt me mbrojtësin e Barcelonës, Nelson Semedo.

Sipas mediave spanjolle, “Neurazurët” kanë pyetur klubin katalunas për çmimin e portugezit.

Barcelona më herët nuk i ka dëgjuar ofertat për Semedon, mirëpo suspendimi i ligave evropiane nga koronavirusi i ka ndryshuar gjërat.

Barcelona thuhet se është duke menduar të ardhmen e Semedos, pasi lojtari zakonisht qëndron në stol.

Pos Interit edhe PSG ka shprehur interesim për lojtarin.