Edhe dy futbollistë të Llapit në karatinë prej 14 ditësh

Edhe dy futbollistë të Llapit në karatinë prej 14 ditësh

Futbolli kosovar ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre.

Kurse, në karatinë prej 14 ditësh, tashmë janë tre futbollistë të Llapit.

Pas Ersil Ymerit, edhe Jasmin Raboshta dhe Nertil Hoxhaj, gjenden në karatinë pasi kanë kaluar kufirinë nga Kosova për në Shqipëri.

“Jam në karatinë i mbyllur në shtëpi për dy javë. Nuk kam të drejt të dalë jashtë sa të kaloj kjo kohë, pasi jam udhëzuar gjatë kalimit të kufirit për këtë gjë”, tha fillimisht Raboshta për Olle.

“Unë po stërvitem në bazë të plan programit që na është dhënë nga trajneri atlektik i ekipit”, përfundoj ai.

Raboshta, gjithashtu konfirmoj se pos tij dhe Ymerit, edhe Hoxhaj gjendet në karatinë pasi në të njëjtën kohë kishin vendosur ta kalonin kufirinë shqiptaro-shqiptar.