Bonaventura drejt Lazios

Bonaventura drejt Lazios

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura mund të transferohet te rivali, Lazio.

Sipas Calciomercato, 30-vjeçari është duke menduar për tu larguar nga “San Siro” në fund të sezonit, ndërsa Lazio është klubi me i interesuar.

Kontrata momentale e Bonaventuras me “Rosonerët” skadon në fund të sezonit dhe thuhet se ka refuzuar negociatat për kontratën e re.

Lazio nga ana tjetër dëshiron të bëjë disa transferime skuadrës së Simone Inzaghit, në mënyrë që të ‘luftojnë’ edhe sezonin e ardhshëm për Seria A.

Në listë ndodhet Bonaventura për shkak të eksperiencës së tij që do këtë ndihmë të lojtarët e tjerë.