Gjiganti spanjoll pas yllit te Lillës

Gjiganti spanjoll pas yllit te Lillës

Gjiganti spanjoll, Real Madridi tashmë është duke u përgatitur për tregun e verës.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” janë të interesuar për sulmuesin e Lilles, Victor Osimhen.

Nigeriani po bën një sezon të madh me skuadrën franceze, duket ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha përfshirë edhe Real Madridin.

Në fakt, skuadra ‘merenguese’ edhe verën e kaluar kishte provuar ta blentë Osimhen, dhe siç raportohet, trajneri Zinedine Zidane ka kthyer kokën kah ylli i Lillës.

Reali për ta bërë të vetin lojtarin duhet të derdh në ‘arkën’ e Lillës rreth 80 milionë euro, aq sa thuhet se kushton kartoni i Osimhen.