Pezullohet gjyqtari që e etiketoi Kurtin si diktatori koreano-verior

Pezullohet gjyqtari që e etiketoi Kurtin si diktatori koreano-verior

Komisioni i Gjyqtarëve i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e gjyqtarit të Ligës së Dytë, Qëndrim Vata, pasi ky i fundit mbrëmë në një postim në Facebook e ka etiketuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si diktatori koreano-verior, Kim Jong Un.

Vendimi i Komisionit të Gjyqtarëve

Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit.
Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport.