Më e keqja ka kaluar, Dybala qetëson fansat!

Më e keqja ka kaluar, Dybala qetëson fansat!

Paulo Dybala është një nga 3 lojtarët e Juventusit që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Me një postim në Instagram “La Joya” ka qetësuar fansat e tij.

“Jemi mirë” shkruan Dybala dy fjalë që shoqërohen me një ok të madh në foto që tregojnë gjëndjen shëndetësore të Paulo dhe të fejuarës së tij Oriana Sabatini. Faza më e keqe e virusit ka kaluar për çiftin Dybala-Sabatini dhe pak nga pak të dy personazhet publikë po shkojnë drejt shërimit të plotë. Përveç Paulo Dybalas në shtëpinë e Juves kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe Daniele Rugani e Blaise Matuidi.