Kufizimi i lirisë së lëvisjes po krijon tollovi nëpër supermarkete
BKT
Lajme

Kufizimi i lirisë së lëvisjes po krijon tollovi nëpër supermarkete

RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se deri më tani po menaxhohet mirë situata në mbrojtjen e qytetarëve nga koronavirusi.

Sipas tij në përgjithësi edhe qytetarët jsnë duke e respektuar orarin, por kufizimi prej orës 10 deri në ora 16 po shkakton probleme.

"Prej orës 16 njerëzit po shkojnë shumë nëpër supermarkete dhe për këtë unë dje i kam kërkuar qeverisë në përgjithësi nga niveli qëndror qeveritar që të rishikojë vendimin për kufizimin e lëvizjes " tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Silas tij vendimi për restriksionet 20-06 dhe 10-16 duhet urgjentisht të rishikohet. Informatat nga qyteti në periudhen 16-20 tregojnë grumbullime të panumërta të 20 e më shumë personave nëpër markete.

"P.Sh, më e rrugës do të ishte 18 – 06 ose edhe më gjatë por jo kështu. Po krijohet pasiguri për qytetarët. Besoj se do të jetë më mirë" tha ai.


MË SHUME NGA Lajme