Talenti i Ajaxit zgjohet nga koma, por mbetet me pasoja të rënda
Ishte data 8 korrik 2017 dhe po luhen një ndeshje miqësore midis Werder Bremen dhe Ajaxs. Po luhej minuta e 72-të e takimit dhe Abdelhak ‘Appie’ Nouri shtrihet në tokë.
Fillimisht u duk thjesht si një lodhje, por më pas u pa që ishte diçka serioze. Ajo ndeshje do të anulohej dhe talenti 19 vjeçar do të binte në koma nga sulmi në tru, për t’u zgjuar vetëm kohët e fundit.
Marokeni shikohej si një ndër talentet më të mëdha në Holandë ku ishte aktivizuar më të rinjtë e ‘tulipanëve’ dhe kishte arritur që të bënte debutimin edhe me klubin e Ajaxs.Në një intervistë babai i Nouri është shprehur se ai nuk i mban mend familjarët e tij.
“Ai nuk mund të ecë, nuk mund të flasë, ai nuk na njeh ne, nuk e di kush jemi. Ai nuk ndjen asgjë, nuk dëgjon asgjë.
“Sipas mjekut ai kurrë nuk mund t’i bëjë këto përsëri, ai kurrë nuk do të shërohet”.























