Veseli: Empoli më detyroi të largohesha, jam në akth për familjen

Veseli: Empoli më detyroi të largohesha, jam në akth për familjen

Frederik Veseli ndryshoi ekip në merkaton e verës, për të lënë Empolin dhe për të kaluar te skuadra franceze e Le Mans, e cila militon në Ligue 2.

Mbrojtësi i Kombëtares ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka treguar se klubi i ka njoftuar se do të ulen pagat e futbollistëve. Ai ka treguar se dëshironte të qëndronte te Empoli, por e detyruan të largohet, transmeton KJ.

“Ndodhem në Francë për momentin. E di mirë frëngjishten. Karantinimi? Ndihem i mërzitur. Më shumë ndihem në ankth për familjen që është në Zvicër, pasi atje është gjithçka e hapur dhe rreziku është i madh. Ulja e pagave? Kjo krizë shëndetësore është edhe krizë ekonomike. Ne kemi biseduar me klubin, ne do të na ulen rrogat, por nuk e dimë se sa. Për ne të ekipit të parë nuk e kemi shumë problem dhe duhet të ndihmojmë të tjerët. Unë momentalisht jam beqar. Nuk ishte dëshira ime të largohesha, por më detyruan duke më thënë se nuk do të luaja më. Nuk doja të largohesha nga Evropa”, u shpreh Veseli.