UEFA: Të gjitha kampionatet të përfundohen
Sharr Travel

UEFA: Të gjitha kampionatet të përfundohen

Futbolli nuk ka qenë në një krizë si kjo që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit, i cili edhe ka marrë jetë njerëzish në gjithë botën, kampionatet e futbollit janë ndërprerë dhe askush nuk mund të thotë se kur do të vazhdojnë.

Edhe pse drejtuesit e ligave të forta evropiane insistojnë se kampionatet e brendshme të vazhdojnë me çdo kusht dhe kampionët të zgjedhën në fushën e lojës, në mënyrë që të humbasin sa më pak para, por shumë pak njerëz mendojnë se futbolli tanimë ka kuptim pas gjithë kësaj.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se klubet e Premierligës duan që t’i japin fund kampionatit, edhe nëse kjo do ta linte pa titull Liverpoolin. Por, nëse ligat marrin një hap të tillë, pritet ta zemërojnë shumë UEFA-n. “Sun” shkruan se UEFA insiston që të gjitha kampionatet të përfundojnë, pavarësisht se në cilën mënyrë.

UEFA ka caktuar një afat që deri më 30 qershor ligat të përfundohen, por mundësitë që ato të vazhdohen deri në fund të gushtit janë të mëdha.