Ferdinand: Premierliga duhet të anulohet, shëndeti është primar

Ferdinand: Premierliga duhet të anulohet, shëndeti është primar

Ikona e Manchester United, Rio Ferdinand, ka bërë thirrje për anulimin e Premierligës.

Me justifikimin se shëndeti publik është mbi të gjitha, Ferdinand ka bërë thirrje që të anulohet sezoni i Premierligës.

Një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte sipas anglezit vetëm nëse zbulohet një ilaq i menjëhershëm për koronavirusin.

“Duhet të kemi në konsideratë se futbolli është vetëm një lojë. Aq më shumë sa e trajtojmë seriozisht aq më shumë japim shembull se çfarë po ndodhë në shoqëri” ka thënë Ferdinand, transmeton lajmi.net.

“Jam i sigurt se nëse nuk do të ketë një zgjidhje të menjëhershme në javët e ardhshme, sezoni duhet të anulohet dhe të fillohet përsëri me një sezon të ri” ka shtuar anglezi.

“Njerëz si tifozët e Liverpool do të thonin; ‘Oh kjo është sepse nuk dëshironi që Liverpool të fitojë titullin’, Dëgjoni, nëse skuadra ime do të ishte në këtë situatë, unë do të mendoja për shëndetin e njerëzve dhe shoqërinë në aspekt më të gjerë, para skuadrës sime” ka thënë ndër të tjerash Ferdinand.

Premierliga nuk ka vendosur akoma rreth vazhdimit të sezonit. Thuhet se ndeshjet do të luhen me dyert e mbyllura. Duhet të presim akoma për vendimin final.