‘Si të përballemi me vetminë’, libri i karantinës suaj

‘Si të përballemi me vetminë’, libri i karantinës suaj

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

Në një kohë kur jeta duket sikur rend me ritme të pakapshme, kur përditshmëria sillet rreth punës dhe ambienteve të ngarkuara me njerëz, nuk janë të paktë ata që i druhen vetmisë. Ajo që shpesh shihet si veprim antisocial është në fakt një ‘sfidë’ që duhet përballuar pa problem. 

Sara Maitland është shkrimtare angleze, e cila njihet për tregime të shkurtra me tendencë të realizmit magjik. Si autore e vlerësuar nga kritika, ajo ka ardhur edhe në shqip falë shtëpisë botuese “Pegi”, për të na udhëzuar drejt rrugëtimit tek vetja. “Si të përballemi me vetminë” vjen si një studim i autores angleze, e cila ka sjellë në vëmendje qëndrimet e ndryshme të shoqërisë ndër breza, ashtu sikurse propozon eksperimente për të mposhtur frikën dhe ndjenjën e ankthit që shpesh përcjellë frika ndaj vetmisë. Përjetimi i situatave të tilla do të ndihmojë në përballje me të qenit vetëm, çka do të sjellë një jetë më të pasur e më të plotë.

A doni të përballeni me vetminë? Një shoqëri si jona, e cila ecën me ritme të shpejta, nuk e pranon vetminë. Të jetuarit vetëm shihet si veprim antisocial, madje për disa është diçka kërcënuese. Përse ndodh kështu, kur autonomia, liria personale dhe individualizmi vlerësohen më shumë se kurrë më parë?

Kësaj pyetjeje, autorja Sara Maitland i përgjigjet nëpërmjet hulumtimit të qëndrimeve të ndryshme që ka mbajtur shoqëria njerëzore gjatë historisë. Ajo propozon eksperimente dhe strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t’i praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është vetmia për njeriun. Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe të jetojmë një jetë më të pasur e më të plotë. Seria “Shkolla e jetës “përmban këta tituj: Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland • Si të përballemi me sprovat e jetës – Christopher Hamilton Si të përmirësojmë shëndetin emocional – Oliver James • Si të përballemi me moshën – Anne Karpf .. Sara Maitland thekson se çdo qenie njerëzore ka nevoja spirituale dhe mistike, të cilat veç izolimi apo vetmia mund t’i përmbushë.

The Indipendent

Jetojmë në një shoqëri që e konsideron vetëvlerësimin si një provë të mirëqenies, megjithatë nuk duam të kemi një marrëdhënie të ngushtë me këta persona të admirueshëm, që bartin këtë cilësi. Ne i shohim konvencionet morale dhe sociale si pengesa të lirisë personale, por nga ana tjetër, frikësohemi kur dikush shkëputet nga turma dhe kultivon zakone “të çuditshme”. Besojmë që secili ka “zërin” e vet unik dhe, para së gjithash, është krijues, por e shohim plot dyshim dhe mosbesim (në rastin më të mirë) këdo që përdor një nga metodat më të qëndrueshme të zhvillimit të aftësisë krijuese: të qenit vetmitar. Mendojmë se jemi qenie unike, të veçanta dhe e meritojmë lumturinë, por tmerrohemi nga vetmia. Pohojmë se liria personale dhe autonomia janë të drejta dhe të mira, mirëpo e konsiderojmë “të trishtuar, të çmendur ose të keq” këdo që e ushtron këtë liri në mënyrë të pavarur.