Trajneri dhe lojtarët e Interit pranojnë ulje page

Trajneri dhe lojtarët e Interit pranojnë ulje page

Në vazhdën e vendimit që morën drejtuesit e Juventusit, në bashkëveprim të plotë me lojtarët, edhe futbollistët dhe stafi i Interit thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre për të përmbushur nevojat financiare të shoqërisë pas ndalesës së kampionatit.

Burime brenda klubit ziklatër thonë se “pas bisedimeve të vazhdueshme mes klubit, trajnerit Conte dhe kapitenit Handanovic, duke marrë në konsideratë urgjencën e rëndë shëndetësore, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët e skuadrës së parë janë gati të pranojnë uljen e pagave për pjesën e mbetur të sezonit aktual”.

Siç transmeton Express, në lidhje me detajet, do të priten zhvillimet e reja, që kanë të bëjnë me kalendarin e Serisë A. Marrëveshjet individuale do të arrihen kur të vendoset përfundimisht për mbylljen e sezonit aktual. Pra, shumëçka do të varet nga kthimi (ose jo) në fushë për t’i dhënë fund kampionatit.