16:59 / 01.04.2020
Real Madrid pas David Alaba
Real Madrid është duke u interesuar shumë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.
Në kohën e fundit ka spekulime se Marcelo do transferohet te Juventus, andaj “Los Blancos” kanë nevojë për një tjetër mbrojtës të krahut.
Reali e sheh Alaba si zëvendësuesi adekuat, sidomos pasi lojtari preferon të luaj në La Liga.
Kontrata e austriakut në “Allianz Arena” skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Për Alaba ka interesim edhe Barcelona e Manchester City.























