Manchester United i bashkohet garës për Haaland

Manchester United i bashkohet garës për Haaland

Manchester United është gati t’i bashkohet betejës për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, raporton “ESPN”.

Ylli i ‘milionerëve’ prej kohësh është në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Skuadra ‘merenguese’ është në kërkim të një top-sulmuesi, dhe talenti norvegjez është në krye të listës së trajnerit Zinedine Zidane.

Por, siç raportohet, tashmë në garë për 19-vjeçarin është futur edhe klubi i famshëm anglez, Manchester United.

Haaland po bën një sezon të madh tek Dortmundi, duke shënuar 12 gola në 11 ndeshje.