Tre lojtarë të Interit në ‘radar’ të Cityt
BKT
Sport

Tre lojtarë të Interit në ‘radar’ të Cityt

Përkundër dënimit nga UEFA, Manchester City duket se nuk planifikon të ruhet në merkaton e ardhshme.

Skuadra kampione e Premierligës pritet të jetë nga më aktivet në merkaton e verës. ‘Citizens’ janë duke monitoruar tregun e Serie A.

Sipas raportimeve të medieve italiane Pep Guardiola pritet të kërkojë tre lojtarë të skuadrës së Inter. Lojtari që preferohet për fazën e sulmit të Man City është Lautaro Martinez, që gjithashtu pëlqehet edhe nga disa skuadra të tjera evropiane.

Përveç Lautaro, ‘Tuttosport’ shkruan edhe për dy lojtarë që janë në listën e dëshirave të City. Në ‘Etihad Stadium’ kërkohen edhe Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar.

Guardiola duket se është i interesuar për transformimin e mbrojtjes së skuadrës.