Edhe Barcelona në ndjekje të Ruiz
BKT
Sport

Edhe Barcelona në ndjekje të Ruiz

Barcelona është gati të rivalizojë Real Madridin në garën për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas mediave spanjolle, “blaugranat” janë hedhur në sulm për Ruiz, i cili duket se gjatë kësaj verë, do të ndahet me napolitanët.

Ruiz ka kohë që monitorohet nga Real Madridi, por tani në garë për lojtarin kanë hyrë edhe kampionët në fuqi të Spanjës.

Madje, mësohet se tashmë krerët e skuadrës katalonase, kanë kontaktuar lojtarin.

“FC Barcelona thuhet se e ka kontaktuar Fabian Ruiz. Trajneri Quique Setien është një tifoz i madh i mesfushorit”, shkruajnë mediat iberike.