Kumbulla: Dybala është i pandalshëm
BKT
Sport

Kumbulla: Dybala është i pandalshëm

Mbrojtësi shqiptar i Veronas, Marash Kumbulla ka lavdëruar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan.

Reprezentuesi kuqezi, i cili është duke shkëlqyer tek Verona këtë sezon të garave, thotë se sulmuesi argjentinas është lojtar i pandalshëm.

“Paulo Dybala është i pandalshëm”, tha Kumbulla për mediat italiane. Ndryshe, Kumbulla është duke u vëzhguar nga top-klubet e mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madridin.