17:04 / 08.04.2020
Roma kërkon “luftëtarin” e Evertonit
Klubi i madh italian, AS Roma është e interesuar për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.
Il Messaggero shkruan se romakët janë duke përgatitur ofertën për Kean e Eevrtonit, i njohur më nofkën “luftëtari”.
Sezoni i parë i 20-vjeçari në Premier League nuk ka qenë pozitiv, dhe tashmë lojtari është duke e menduar rikthimin në Itali.
Siç raportohet, Roma dëshiron të transferojë talentin e Eevrtonit gjatë kësaj verë.























