“Ibra solli stabilitet në skuadër”, rrëfehet ish-mbrojtësi i Milanit
BKT
Sport

“Ibra solli stabilitet në skuadër”, rrëfehet ish-mbrojtësi i Milanit

Juventus, Barcelona e Milan janë vetëm disa nga ish-ekipet e Xhanluka Zambrotës.

Ish-mbrojtësi ka dhënë një deklaratë për rrjetin “SKY” dhe është ndalur në situatën e kuqezinjve, të cilën e ka komentuar si vijon:zambrotta1

“Pas një nisje me shumë vështirësi, mund të them se Milani po kalon një moment stabiliteti. Deri në ndalesën e Serisë A kisha nisur të shikoja një skuadër që rritej dita ditës”, tha ai.

“Ibra rezultoi një prurje e goditur që solli jo vetëm cilësi, por edhe një mentalitet të ndryshëm nga ai ekzistues. Vlerësimi i radhës do të bëhet kur kampionati të nisë përsëri dhe kjo vlen për të gjitha skuadrat. Milani është ende një kantier i hapur, por ka një trajner si Pioli,  të cilin e kam vlerësuar gjithmonë. Sot për sot e shoh shumë të vështirë të bëhen gjykime të sakta mbi situatën e Milanit, e cila sidoqoftë, është më e mirë se sa në fillim të sezonit”.