17:59 / 08.04.2020
A do të rikthehet Ronaldo në Real Madrid?
Real Madridi nuk është duke e menduar rikthimin e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos.
Ditëve të fundit mediat e huaja, kanë raportuar për një rikthim të portugezit në “Bernabeu”, atje ku ai shkëlqeu për disa sezona.
Por mediat spanjolle shkruajnë të enjten se “Los Blancos” nuk po e mendojnë rikthimin e Ronaldos.
“Një rikthim i Cristiano Ronaldos nuk është çështje te Real Madridi”, shkruajnë mediat iberike.
Ndryshe, Ronaldo mund të largohet gjatë kësaj verë nga Juventusi. Ai kërkohet nga PSG-ja, por edhe nga ish-klubi i tij, Manchester United.























