19:08 / 08.04.2020
Interi s’dorëzohet në garën për yllin e Napolit
Klubi i famshëm italian, Inter assesi nuk heq dorë nga ylli i Napolit, Dries Mertenes.
Sipas mediave italiane, ‘nerazurët’ tashmë janë hedhur në sulm për Mertens.
Internistët janë duke u përpjekur që ta bindin lojtarin që të mos rinovojë kontratën me Napolin.
Madje, thuhet se zikaltërit janë në rrugë të mirë që ta bindin Mertens-in për tu transferuar në “San Siro”.
Ndryshe, napolitanët insistojnë që ta mbajnë në skuadër lojtarin, dhe janë duke përgatitur kontratën e re për asin e tyre.























