Milani pas Lucas Torreira, gati 40 milionë euro
BKT
Sport

Milani pas Lucas Torreira, gati 40 milionë euro

Lucas Torreira është futur në “radarin” e klubit të madh italian, AC Milan.

Sipas mediave italiane, “rossonerët” janë të interesuar për futbollistin e Arsenalit, Lucas Torreira.

Klubi nga “San Siro” ka nisur ndërtimin e një skuadre të denje për sezonin e ardhshëm, dhe gjatë kësaj verë, pritet që disa lojtarë kualitativ të veshin fanellën kuqezi, transmeton Scanner.

Torreira është në listën e milanistëve, të cilët janë gati t’ia ofrojnë Arsenalit 40 milionë euro për mesfushorin.