Chelsea ofron 80 milionë euro për Coutinhon
BKT
Sport

Chelsea ofron 80 milionë euro për Coutinhon

Chelsea ofron 80 milionë euro për Coutinhon

Braziliani, i cili po luan tek Bayern Munich në formë huazimi, duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet më klub të ri.

Coutinho në fund të këtij sezoni, do të kthehet tek Barcelona, por katalonasit do ta shesin brazilianin.

Sipas mediave britanike, “Blutë” e Londrës, janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 80 milionë euro për Coutinhon.

Ish-futbollisti i londinezëve, Frank Leboeuf mendon se kjo ofertë për brazilianin është e madhe, sepse sipas tij, nuk dihet nëse Coutinho do të gjej formën e tij të dikurshme.

“Ju thoni se Chelsea do të paguaj 80 milionë euro. Unë mendoj se është shumë për një lojtar, kur nuk jeni i sigurt se a do të gjejë ai nivelin që kishte të Liverpooli”, tha ai.