21:33 / 09.04.2020
Atletico Madrid, 40 milionë euro për Milik
Atletico Madrid po shpreson së do të firmos këtë verë me sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, raporton “AS”.
Trajneri Diego Simeone është i vendosur të ketë edhe një sulmues tjetër në skuadrën e tij.
Madrilenët besojnë se mund ta bindin 26-vjeçarin që të transferohet në Madrid, transmeton Scanner.
Siç raportohet, Atletico do t’ia ofrojë Napolit 40 milionë euro për Milik-un. Milik, i cili kërkohet edhe nga disa skuadra tjera evropiane, këtë sezon të garave, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 9 asistime.























