FFK me pako financiare si ndihmë emergjente për komunitetin e futbollit
BKT
Sport

FFK me pako financiare si ndihmë emergjente për komunitetin e futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë është zotuar se do të jetë përkrah klubeve për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë.

Qysh në fillim të pandemisë FFK u ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke ua shpërndarë nga një shumë solide,  si dhe i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së. Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.