10:37 / 12.04.2020
Roma pas Willian
Klubi italian, AS Roma është i interesuar për Willianin e Chelseas, raportojnë mediat italiane.
Willian në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga Londra. Romakët janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, por thuhet se problem qëndron tek paraja, sepse Willian kërkon pesë milionë euro në sezon.
Ndryshe, lojtari i “Bluve” të Londrës kërkohet edhe nga disa skuadra tjera evropiane përfshirë edhe gjigantin spanjoll, Barcelona.























