’Dashuria në kohërat e kolerës’ udhërrëfyesi i dashurisë

’Dashuria në kohërat e kolerës’ udhërrëfyesi i dashurisë

Tema më e prekshme e për të cilën është shkruar më shumë në letërsi është dashuria. Njerëzit nuk ngopen duke lexuar për të, e mbase është një nga të paktat tema ku të gjithë përfshihen, pavarësisht sasisë. Dashuria është tharmi i jetës, ajka e lumturisë dhe ëndrra që e ben të pamundurën të prekshme.

Një nga autorët që i ka shkruar më bukur dashurisë, në të gjitha format e saj është Gabriel Garcia Marquez. Marquezi  cilësohet si një autor madhështor e i rëndësishëm, i vlerësuar me dhjetra cmime letrare, ku kulmoi cmimi Nobel për Letërsinë më vitin 1982.

Libri me të cilin do ju ftojmë në lexim sot nga Marquez është ‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’. Ky është libri, ku dashuria jo vetëm i bën personazhet të vërtiten rreth saj si përreth një vorbulle, të cilen nuk i shpëton kurrsesi, por është njëkohësisht mishërimi I transformimit të dashurive.
Autori flet pa dorashka për dashurinë naive që në rininë e hershme; për dashurinë në martesë; për dashurinë me compromise; për dashurinë me pasion; për dashurinë pa shkëndija; për dashurinë e rraskapitur; për dashurinë e lulëzuar; për dashurinë pamoshe, pra për dashurinë në cdo stinë të jetës.

Florentino dhe Fermina ishin dy të rinj, të cilët u dashuruan në vitet e para të rinisë, në mënyrë të sinqertë e të brishtë. Dashuria më shumë platonike se e prekshme, e cila realizohej nëpërmjet  shikimeve sporadike e disa letrave të shkëmbyera u nuhat prej  të atit të Ferminës,  i cili nuk e pranoi kurrsesi këtë sjellje prej së bijës, duke vendosur të zhvendosen në nj tjetër qytet. Edhe pse ata u larguan e tanimë i ndante një distance, e cila matej me shumë kilometra, dashuria buciste ende në zemra dhe shkëmbimi i letrave nuk u la me aq.

Ndërkohë, në qytet flitej gjithnjë e më shumë për një mjek të ri, të zot e të përgatitur, i cili kishte marr mbi supe detyrën e vështirë, të  luftonte kolerën. Doktor Juvenal Urbino dukej dhëndri më i përshtatshëm sipas babait të Ferminës, e ai ia doli t’i martonte bashkë. Fermina nuk kudërshtoi. Mbase dashuria platonike nuk ishte aq e fuqishme sa te ndalonte martesën me mjekun më të përfolur në qytet.

Pak nga pak lulëzoi martesa edhe pse pa dashuri, por me hapa të mirëllogaritur e të ekuilibruar. Ata kaluan pesë dekada bashkë, herë në paqe e herë në luftë, me konflikte e buzëqeshje, por asnjëherë me dashurinë e sinqertë. Ndërsa nga ana tjetër, Florentino ishte betuar në dashurinë për Ferminën, e prentendonte t’i qëndronte besnik, deri kur të mundeshin të bashkoheshin sërisht.

Në mes të një episiodi qesharak, fatkëqësisht doktor Urbino ndërron jetë, e vejusha Fermina përplaseset në funeralin e të shoqit me dashurinë e saj të parë, atë që i bëri zemrën të fluturonte në rini. Pas shume përpjekjesh për shmangie, e pranoi dashurinë e Florentinit dhe ndërkohë që ngjarjet rridhnin kuptonte edhe pabesnikerinë e të shoqit gjatë viteve të martesës.

Ky është libri që rikujton se realiteti është larg përrallave dhe dashuria edhe më larg. ‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’ është libri ,i cili të mëson të pranosh cdo formë të dashurisë, të mos e paragjykosh atë e të kuptosh se cdo moshë e jetës, nuk vlen asnjë grosh pa cimbisjet që vetëm dashuria di të fali. Gjithashtu është libri që të mëson se humaniteti qëndron te gjerat e vogla në jetë, se lumturia qëndron te zemra dhe se matematika dhe llogaritë vetëm sa e ndërlikojnë përpjekjen tonë drejt lumturisë.
Shkruar mjeshtërisht nga Marquezi e përkthyer me një gjuhë të bukur e të përsosur nga Mira Meksi, ky është libri me të cilin do derdhi lot gëzimi e dhimbje, duke reflektuar për jetën e dashurinë.