FFK shpalos tabelat financiare, ja sa para kanë përfituar klubet
BKT
Sport

FFK shpalos tabelat financiare, ja sa para kanë përfituar klubet

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar për projketet, marrëveshje e arritura dhe të mjetet e ndara për klubet e Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë, Ligës së Tretë, futsallit dhe Ligës së Femrave

Klubet si Llapi dhe Trepça'89 kanë bërë bujë në media me kritikat e tyre ndaj FFK-së për ndarjet e mjeteve financiare.

Megjithatë, shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka publikuar tabelat financiare, ku shihen mjetet e ndara për klubet kosovare në Kosovë gjatë këtij tre mujori.

Në Superligë, secili klub ka përfituar rreth 71 mijë euro nga të drejtat televizive dhe mjetet tjera nga FFK-ja.

Ndërkaq, në Ligën e Parë, klubet kanë përfituar rreth 21 mijë euro, kurse në Ligën e Dytë 11 mijë euro dhe në Ligën e Tretë nga 3.300 euro.

Në Ligën e Femrave, klubet kanë përfituar nga një mijë euro, kurse në Ligën U16 rreth shtatë mijë euro, dhe në Ligën e Futsallit rreth dy mijë euro

Ipko Superliga

Liga e Parë

Liga e Dytë

Liga e Tretë

Liga e Femrave


Liga Futsall

.