“Messi do ta përfundojë karrierën në Camp Nou”
BKT
Sport

“Messi do ta përfundojë karrierën në Camp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien beson se ylli i skuadrës së tij, Lionel Messi do ta përfundojë karrierën në “Camp Nou”.

Tekniku i “blaugranave” është i bindur se e ardhmja e argjentinasit është ende në Barcelona, pavarësisht nga polemikat të ditëve të fundit.

Barcelona po kalon periudhë të vështirë pas përplasjeve në Bordin e këtij klubi.

Megjithatë, Setien thotë se “e ardhmja e Lionel Messit është në Barcelonë”.

Ndryshe, ditëve të fundit mediat e huaja kanë raportuar se Interi është duke u përgatitur për ta transferuar asin argjentinas.