Ibra dhe Milani, suedezi pranon të qëndrojë në “San Siro” me një kusht
BKT
Sport

Ibra dhe Milani, suedezi pranon të qëndrojë në “San Siro” me një kusht

Zlatan Ibrahimoviç mund të rinovojë kontratën me Milanin, por me një kusht të vetëm: klubi të përforcojë skuadrën me emra të fortë që do ta ndihmojnë Milanin të konkurrojë për në Ligën e Kampioneve.

Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari suedez ka komunikuar së fundmi me drejtuesit e “Djallit” dhe u ka bërë me dije kushtin e tij për të zgjatur bashkëpunimin dhe për vitin e ardhshëm me ekipin legjendar.

Ibra dëshiron që të luajë për herë të fundit në Ligën e Kampioneve dhe për më tepër, asnjëherë nuk ka mundur në karrierë të shkojë në finalen e këtij kompeticioni, por ai këmbëngul se është i gatshëm ta karikojë skuadrën për të vazhduar drejt rezultateve pozitive.

Momentalisht, Ibrahimoviç po stërvitet me skuadrën e Hamarbit në Suedi.