23:04 / 17.04.2020
Juventusi vendos për të ardhmen e Adrien Rabiot
Juventusi ka vendosur se çfarë do të bëjë gjatë verës me mesfushorin Adrien Rabiot.
25-vjeçari, i cili ka kontratë me “Bianconerët” deri në vitin 2023 ka dështuar të hyjë në formacionin e parë, andaj ka raportime se do largohet.
Mirëpo, “Zonja e Vjetër” nuk mendon ta shesë francezin sepse vlera e tij është e ulët.
Juventus do i jep mundësi Rabiot për të treguar kualitetin edhe në sezonin e ardhshëm dhe nëse nuk ia del, atëherë torinezët do e shesin ish-lojtarin e PSG-së.
Të interesuar për Rabiot janë dy gjigantët anglez Manchester United dhe Everton.























