Fabregas: Ky lojtar e meritonte të fitonte Topin e Artë
BKT
Sport

Fabregas: Ky lojtar e meritonte të fitonte Topin e Artë

Cesc Fabregas ka thënë se Andres Iniesta është lojtari që duhet të fitonte “Topin e Artë”

Për një dekadë, Topi i Artë u fitua nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe madje edhe kur lojtarët e tjerë shkëlqyen, çmimi prestigjioz ishte i “rezervuar”.

Në një intervistë në Twitter për Q&A, Fabregas ka thënë se ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Iniesta, është lojtari që e meritonte ta fitonte.

 “Andres Iniesta”, ishte përgjigja e shkurt e Fabregasit kur u pyet se cilin lojtar do donte ta shihte teksa fiton Topin e Artë.

Iniesta ka përfunduar dy herë në tre vendet e para për këtë çmim dhe u zgjodh i dyti në vitin 2010.