16:43 / 22.04.2020
Prishen raportet Klopp-Mane, lojtari gjithnjë më larg Liverpoolit
Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një kalim të Sadio Mane në “Santiago Bernabeu”.
Së fundmi, janë mediat në Francë që japin lajmin e bujshëm. Mane është i mërzitur me trajnerin Klopp prej kohësh, më saktë që nga ceremonia e “Topit të Artë”, ku trajneri gjerman shprehu hapur se mbështeste Van Dijk, duke mos e përmendur fare senegalezin.
Tashmë, Reali kërkon të përfitojë nga kjo krisje, me Manen, që sipas mediave është gati të kalojë në Madrid. Padyshim do të ishte një goditje e madhe.























