Nelson Semedo në ‘radarin’ e Manchester Unitedit
BKT
Sport

Nelson Semedo në ‘radarin’ e Manchester Unitedit

Manchester United është i lidhur me transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Nelson Semedo.

Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është duke arritur të jetë në formacionin e parë, andaj ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” e shohin portugezin si lojtari ideal për të sfiduar Aaron Wan-Bissaka për formacionin e parë.

Pos United edhe Manchester City është i interesuar sepse e sheh si pasuesi i Joao Cancelos.

Barcelona për Semedon kërkon 50 milionë euro.