17:04 / 24.04.2020
Rashica i “frikësohet” transferimi te Liverpool
E ardhmja e Milot Rashicës është gjithnjë e më larg Werder Bremenit. Për futbollistin e Kosovës po interesohen skuadra të mëdha evropiane e ndër to është edhe gjiganti anglez, Liverpool.
Mirëpo, në një artikull të publikuar në mediat e huaja raportohet se ai po heziton t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Kloppit.
Sipas tyre ajo që po e bën Rashicën të mendojë se nuk do të jetë i duhur ky transferim, janë minutat e lojës që mund t’i ketë te Liverpooli.
Sipas Weser Kurier, Rashica më parë do të pranojë të transferohet te RB Leipzig pasi që mund të ketë më shumë minuta loje se sa në Liverpool.























