17:08 / 24.04.2020
Lazio pas Gotze
Klubi italian, Lazio është e interesuar për gjermanin e Borussia Dortmundit, Mario Gotze.
Gotze tashmë ka bërë të ditur largimin nga “milionerët” gjatë kësaj verë.
Ish-lojtari i Bayern Munich është duke u monitoruar nga disa skuadra të mëdha evropiane përfshirë edhe AC Milanin.
Sipas mediave italiane, tashmë në garë për gjermanin seriozisht është futur edhe Lazio.
Drejtori i Sportiv i “lacialëve” Igli Tare raportohet së është duke u përgatitur që të nis negociatat me agjentin e lojtarit.
“Lazio dëshiron ta rrëmbejë Mario Götze gjatë verës”, shkruajnë mediat italiane.























