Super-talenti francez zgjedh Real Madridin
BKT
Sport

Super-talenti francez zgjedh Real Madridin

Talenti i skuadrës franceze, Rennes, Eduardo Camavinga raportohet se tashmë ka zgjedhur klubin e ri.

Sipas mediave franceze, ylli i Rennes ka zgjedhur gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Camavinga prej muajsh është duke u kërkuar nga “Los Blancos”. I riu i Rennes thuhet se tashmë ka arritur akordin me madrilenët. Reali do t’ia paguaj Rennes-it 53 milionë euro për talentin francez.

Lojtari gjatë kësaj verë, do të transferohet në Madrid. Eduardo Camavinga ka bërë një sezon të madh me ekipin francez.

Ai monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane, por siç raportohet tashmë lojtari ka zgjedhur klubin e famshëm spanjoll, Real Madrid.

“I riu francez Eduardo Camavinga ka zgjedhur Real Madridin”, shkruajnë mediat franceze.