Barcelona sakrifikon dy yje për Ndombele-n
BKT
Sport

Barcelona sakrifikon dy yje për Ndombele-n

Barcelona është duke përgatitur super ofertë për mesfushorin e Tottenham, Tanguy Ndombele.

Sipas mediave angleze, Barcelona e do Ndombelen dhe është e gatshëm të sakrifikojë dy lojtarët për shërbimet e tij.

Tottenham nuk do e lejojë francezin të largohet, nëse nuk paguhet vlera e 60 milionë eurove, vlerë të cilën Barcelona nuk mund ta paguajë shkaku i koronavirusit që ka ndikuar në financa të klubit.

Mirëpo, gjiganti spanjoll do i ofroi Tottenham dy mbrojtësit Samuel Umtiti dhe Nelson Semedo, transmeton Scanner.

Thuhet se Spurs preferon Arthur, por Barcelona ia ka bërë me dije se braziliani nuk është në shitje.